Tahir Batatina, trajneri i Llapit beson se stadiumin “Fadil Vokrri” do të jetë i stërmbushur në javën e ardhshme, kur skuadra e tij do të përballet me ekipin malazez, Buducnost në UEFA Conference League.
Skuadra e Llapit luan të enjtën nga ora 20:00 në Podgoricë ndaj Buducnostit në raundin e parë të kualifikimeve për Confrenece League, teksa ndeshjen e kthimit e zhvillon me 14 korrik në kryeqytet.
Batatina theksoi se skuadra është përgatitur në maksimum, teksa sa i përket ndeshjes kthyese premtoi se do ta mbush stadiumin e Prishtinës.
“Unë ju garantoj që stadiumi me Buducnostin do të jetë përplotë, full do të jetë. Po frikësohem se do mbetet dikush jashtë”, tha fillimisht Batatina në emisionin VAR në Tëvë1.