spot_img

Baton Haxhiu shkarkohet nga televizioni i njohur

spot_img

Analisti nga Kosova, Baton Haxhiu u zhvendos në Shqipëri disa javë më parë me një projekt të ri në televizionin ABC News, ku do të kishte një emision politik.

Në qarqet gazetareske, kjo u komentua si një sfidë direkte që Baton Haxhiu do t’i bënte gazetarit të njohur dhe moderatorit të emisionit “Opinon”, Blendi Fevziu.

Ky nuk ishte i vetmi projekt që do të sillte Baton Haxhiu, pasi nga televizioni u njoftua se kishte gati edhe dy emisione të reja. Teksa asnjë prej projekteve të Haxhiut nuk u bënë publike, doli në skenë një tjetër lajm se gazetari ishte në bisedime për të kaluar në një tjetër televizion.

Pak ditë më parë u publikua lajmi se Baton Haxhiu do të shfaqej në janar në Euronews Albania, që drejtohet nga Ilva Tare. Mësohet se gazetari i njohur, bashkë me Andi Bushatin kanë lidhur kontratë me këtë televizion për t’u shfaqur 3 herë në javë.

Por, kjo lëvizje e dyfishtë e Baton Haxhiut nuk është pranuar nga drejtuesit e AbcNews. Burime pranë televizionit bëjnë të ditur se Baton Haxhiu është shkarkuar nga drejtuesit e këtij televizioni edhe si anëtar bordi.

Jo vetëm kaq, por atij i janë ndërprerë edhe transmetimet televizive të emisioneve që kanë qenë përgatitur më herët prej tij.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img