Gjiganti gjerman, Bayern Munich ka bërë blerjen e parë të këtij afati kalimtar.
Bëhet fjalë për talentin gjerman, Tom Bischof, i cili do t’i bashkohet skuadrës nga Hoffenheimi si lojtar i lirë.
Ai do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Bayernin dhe do të qëndrojë te Hoffenheimi për pjesën e mbetur të sezonit, ku më pas do t’i bashkohet “bavarezëve” në verë.
Bischof, këtë sezon është një nga yjet e Hoffenheimit ku ka bërë 24 paraqitje dhe ka shënuar 2 gola dhe 3 asistime./IndeksOnline/