Bayern Muncheni ka arritur të mposhtë Sevillën në finalen e Superkupës së Evropës.
Bavarezët treguan edhe një herë që jo më kot këtë vit kanë fituar çdo trofe të mundshëm në çdo kompeticion.
Gjigandi gjerman triumfoj ndaj Sevillës me rezultat 2-1 në minutat shtesë, pasi 90-të minutëshi i ndeshjes përfundoi baraz 1-1.
Golat për Bayernin i shënuan Goretzka (34’) dhe Martinez (104’), ndërsa golin e vetëm për skuadrën spanjolle e realizoi Ocampos (13’).
Kjo është hera e dytë që Bayern Muncheni e fiton Superkupën e Evropës, kurse ky është titulli i katërt në këtë vit për gjermanët, pasi ata fituan Bundesligën, Superkupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve.