Lojtarët e Bayern janë rikthyer në Mynih pas fitores 0:1 në “Parc des Princes” kundër PSG-së në ndeshjen e parë të xhiros së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Por, rikthimi me Aeroplan nuk kishte një humor të mirë, ashtu siç duhet pas fitores në një ndeshje kaq të rëndësishme.
Siç raporton Bild, ka pasur kaos të vërtetë në fluturimin e kthimit nga Parisi për në Mynih.
Në fakt, pati një dështim teknologjik në Lufthansa, linja ajrore gjermane me të cilën po fluturonin bavarezët. Për shkak të kësaj, shumë fluturime u anuluan.
Orari i fluturimeve preku edhe Bajernin, ndaj delegacioni i kampionëve të Gjermanisë u nis me vetëm 75 minuta vonesë.
Por kjo nuk ishte e gjitha, sepse ata patën edhe shqetësimin kur u ulën në Mynih, ku ndodhi një mosfunksionim i ri, ndaj nuk mund të dilnin nga avioni për rreth 15 minuta, pasi autobusi i linjës nuk ishte në dispozicion.
Lufthansa tha se sistemet kompjuterike të imbarkimit nuk po funksiononin dhe se si rezultat të gjitha fluturimet e brendshme në Gjermani u anuluan dhe pasagjerëve iu kërkua të përdornin trenin.
Kujtojmë, ndeshja e kthimit në “Allianz Arena” është më 8 mars nga ora 21:00.