spot_img

BE: 1.6 miliardë dollarë për Ukrainën nga interesat e llogarive të ngrira të Rusisë

spot_img

Bashkimi Evropian njoftoi të premten se ka bërë të disponueshme për Ukrainën 1.6 miliardë dollarë fonde që janë përftuar nga interesat e rreth 225 miliardë dollarëve në pasuri të ngrira të Bankës Qendrore të Rusisë.

Pasuritë e Rusisë, të ngrira nga sanksionet e vendosura pasi Moska filloi sulmin frontal në shkurt 2022, pritet të gjenerojnë çdo vit rreth 3.2 miliardë dollarë.

Zyrtarët e BE-së thonë se 90% e fondeve do të qëndrojnë sidoqoftë në llogaritë evropiane qërdoren për të rimbursuar vendet anëtare që dërgojnë armatime, municione dhe paisje drejt Ukrainës. Pjesa e mbetur prej 10% do të përfshihet në buxhetin e BE-së për mbrojtjen dhe rindërtimin e Ukrainës.

Ukraina ka shprehur shqetësimin se forcat ruse do të përparonin më tej nëse do të ndalej mbështetja financiare.

Flamuri i Ukrainës valëvitet përpara godinës së parlamentit evropian në Bruksel

Zyrtarët ukrainas njoftuan të premten se u godit me raketa një aeroport ushtarak rus në Krime, i fundit në një seri sulmesh në rajon. Në një deklaratë të qarkulluar nga Ukraina thuhet se aeroporti shpesh përdoret nga Rusia për të kontrolluar hapësirën ajrore dhe për të nisur sulme kundër Ukrainës.

Sipas Ukrainës, sulmet në Krime e kanë detyruar Flotën e Detit të Zi të marinës ruse të zhvendosë anijet luftarake në një port më të sigurtë.

Dhjetëra mijëra qytetarë ukrainas raportohet të kenë mbetur pa energji të premten pas një sulmi me dronë të forcave ruse ndaj objekteve energjetike të Ukrainës. Pesëmbëdhjetë individë thuhet se janë plagosur në sulmet që shkaktuan zjarre të mëdha, sipas zyrtarëve ukrainas, të cilët thanë se u dëmtuan gjithashtu gjashtë godina banimi.

Zyrtarët thanë se 20 nga 22 dronët rusë ishin rrëzuar gjatë sulmit.

Finlanda, vend anëtar i NATO-s, njoftoi se dyshon që Rusia ka shkelur territorin e tyre të premten, kur një anije ruse mendohet se është parë në Gjirin e Finlandës. Më 10 qershor, ky vend raportoi katër avionë rusë në hapësirën e tij ajrore.

Ukraina u akuzua për shantazh të premten nga Hungaria për bllokimin e tranzitit të naftës nga Lukoil, një kompani ruse. Kjo ndodhi pasi Ukraina vendosi sanksione në qershor për të bllokuar tranzitin e naftës së papërpunuar ruse nëpërmjet tubacionit Druzhba.

Logoja e kompanisë ruse Lukoil (Abu Dhabi, tetor 2023)

Mosmarrëveshja ka treguar se si disa vende të BE-së, si Sllovakia dhe Hungaria, ende varen nga energjia ruse mbi dy vite pas një vendimi në bllok për të ndalur importet e naftës pas sulmit rus në Ukrainë.

Qeveritë në Bratislavë dhe Budapest, të cilat kundërshtojnë sanksionet kundër Moskës dhe dërgimin e ndihmës ushtarake në Kiev, kanë kritikuar Ukrainën për ndalimin e furnizimeve nga kompania Lukoil. Ata kërkojnë që BE-ja të ndërmjetësojë për këtë mosmarrëveshje.

Gergely Gulyas, shefi i kabinetit të kryeministrit hungarez Viktor Orban, tha të premten se vendimi i Ukrainës ishte një shantazh për shkak të qëndrimeve të Hungarisë dhe Sllovakisë për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Zyrtarët ukrainas mendojnë se vendimi për të zbatuar sanksionet nuk është shantazh dhe nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje. /VOA

NGJARJE TË TJERA

spot_img