Për Beatrix Ramosajn sot është një ditë e veçantë.
Beatrix Ramosaj sot hyn në një moshë të re, këngëtarja e cila vetëm para pak ditëve u kthye në Prishtinë ka mbushur 26 vite jetë, shkruan lajmi.net.
Ajo pas mesnatës ka publikuar një fotografi në Instagram ku shihet me një ëmëlsirë në duar, dhe si përshkrim të fotos kishte lënë “26, falënderoj Zotin për jetën”.
Në këtë datë të veçantë për të, nuk munguan urimet e shumta nga familjarët e miqtë, të cilët i dëshiruan asaj të gjitha të mirat përmes disa postimeve.