Djali i yllit anglez, Davide Beckham, Romeo shijoi disa orë me lojtaren e PSG-së Jordyn Huitema, vëllain e tij Cruz dhe të dashurën e tij Tana Treloar në Disney në Florida të martën.
Futbollistit, 19 vjeç, iu bashkua lojtarja e PSG-së, Jordyn, 21 vjeç, e cila u nda nga i dashuri i saj, ylli i Bayern Munichut, Alphonso Davies në maj, pas pesë vitesh lidhje.
Jordyn që atëherë ka krijuar miqësi me Romeon, i cili ka treguar mbështetjen e tij duke ‘pëlqyer’ shumicën e postimeve të fundit të Jordyn në Instagram.
Romeo nuk ngurroi të postonte foto e video në Instagram. Jordyn ofroi gjithashtu një pasqyrë të udhëtimit të tyre ditor dhe postoi një video të Cruz dhe Tana së bashku përpara Kështjellës së Hirushes në Mbretërinë Magjike.
Romeo u nda nga e dashura e tij prej tre vitesh Mia Regan muajin e kaluar. Sipas ‘Daily Mail’ çifti u nda për shkak të presionit të pashmangshëm të shkaktuar nga oraret e tyre të punës, me Romeon që kalonte pjesën më të madhe të kohës në Shtetet e Bashkuara ku po vazhdon karrierën si futbollist.