E ardhmja e Milot Rashicës ka qenë tejet e përfolur në këtë merkato.
Skuadra si Leipzig, Liverpool, Lazio, Milan, Aston Villa dhe Dortmund u përfol se ishin të interesuar për shërbimet e sulmuesit kosovar.
Indeksonline mëson nga burime të afërta me agjentin e Rashicës, Altin Lala se ylli kosovar do të vazhdoj edhe për një sezon me ekipin e Werder Bremen. Kjo pasi asnjë nga ofertat që kanë ardhur në drejtim të Rashicës nuk e kanë paguar shumën e kërkuar nga Bremen.
Skuadra gjermane nuk pranon oferta nën 25 milionë euro por asnjë nga skuadrat e interesuara nuk ka ofruar këtë shumë.
Bremen do të luaj në Bundesliga në sezonin e ri pasi arriti të siguroj mbijetesën me anë të “play out”-it.