Ilkay Gundogan do të rikthehet tek skuadra e Manchester Cityt.
Gazetari, Fabrizio Romano raporton se Barcelona ka vendosur 100% të lërë Ilkay Gündogan të largohet falas.
Manchester City po punon për detajet e marrëveshjes me agjentin e Gundogan, i cili tani ndodhet në Britaninë e Madhe për të përfunduar rikthimin.
Siç u zbulua më herët, Pep Guardiola tha po për rikthimin e Gundogan.