spot_img

Befasi, Bashkimi e eliminon Pejën nga Superkupa

spot_img

Bashkimi i Prizrenit vazhdon garën për Superkupën e Kosovës në basketboll. Të portokalltit thuajse bënë të pamundurën për ta mposhtur Pejën me rikthim në rezultat.

Audrius Prakuraitis ka arritur fitoren e parë me ekipin e Bashkimit prej se ka marrë postin e trajnerit, ndërsa ekipi ka treguar dhëmbët në çerekun e fundit të ndeshjes, kur ka ndalë Pejën në 8 pikë, ndërsa u shënoi 22 pikë për ta fituar ndeshjen Peja 69-73 Bashkimi [30-15, 10-17, 21-19, 8-22].

Dallimi i madh që bëri Peja në çerek të parë u zbut pak nga Bashkimi në të dytin, ndërsa pjesa e dytë vazhdoi barabartë, për tu vendosur gjithçka në dhjetë-minutëshin e fundit të ndeshjes ku prizrenasit bënë befasinë e madhe ndaj ekipit të Can Sevimit, që nuk diskutonte kalimin në gjysmëfinale të turneut të Superkupës.
Bashkimi me fitore ka siguruar gjysmëfinalen e Superkupës ku do të përballet me Trepçën dhe do të kërkojë finalen e turneut të Superkupës.

Prentiss Nixon me 16 pikë, 11 kërcime e 6 assitime ka qenë më i dalluari te Bashkimi, ndërsa 17 pikë ka shënuar Curtis Jones.

Fahro Alihodzic luajti me 10 pikë e 8 kërcime, ndërsa Dajuan Graf dha 12 pikë, 5 asistime e 6 kërcime në këtë fitore të rëndësishme të ekipit.

Te Peja nuk mjaftuan 21 pikët e Isaiah Umipigut, e as debutimi i Khaliq Spicerit me 10 pikë e 4 kërcime.
Me fitore, Bashkimi luan ndaj Trepçës në gjysmëfinale, ndërsa Peja eliminohet nga gara.

NGJARJE TË TJERA

spot_img