spot_img

Behrami: Shaqiri meriton trajtim të veçantë

spot_img

Valon Behrami vazhdon të shkruajë kolumne për gazetën e madhe zvicerane “20 Minuten”. Kolumnja e radhës e ish-mesfushorit të Zvicrës u publikua të dielën pasdite.

Behrami, që i ka 83 ndeshje për Zvicrën dhe kishte karrierë të madhe në nivel klubesh, ka shkruar sërish për Xherdan Shaqirin.

Por fillimisht ka analizuar paraqitjen e Zvicrës në miqësoren e së shtunës ndaj Austrisë, që përfundoi 1:1.

Sipas Behramit, Zvicra gjatë gjithë kualifikimeve nuk kishte ide apo koncept. Dhe tani e ka një koncept që po funksionon.

“Ishte barazim jospektakolar dhe lojtarët ende nuk janë 100 për qind. Por unë jam optimist para Evropianit. Gabimi i bërë te goli i pranuar mund të analizohet lehtë. Dhe është më mirë që u bë tani se gjatë Evropianit. Zvicra u kthye pas golit, mori kontrollin në lojë dhe krijoi shumë mundësi të mira. Një gjë, megjithatë, ka munguar thuajse plotësisht – pasimi i fundit, që këto situata të shndërrohen në top-raste apo edhe gola”, ka shkruar Behrami, që pasi i dha fund karrierës ishte i angazhuar edhe si analist televiziv.

Fjala e tij vazhdon të ketë ndikim të madh në futbollin e shtetit helvetik.

Shaqiri nuk u paraqit në përbërjen bazë të Zvicrës dhe Behrami ka shkruar se mungesa e tij ishte e dukshme.

“Shaqiri nuk ishte në përbërjen bazë të shtunën dhe qartë se kreativiteti i tij, momentet brilante, kanë munguar. Me lëndimin e Zuberit, Shaqiri mund të jetë startues në ndeshjen hapëse. Nevojitet Shaqiri në intensitetin më të lartë dhe në një plan të lojës ku ai nuk duhet të punojë në defansivë. Është shumë e rëndësishme që Shaqiri të jetë në disponim të mirë. Dhe këtu dalin në pah aftësitë e komunikimit të Murat Yakinit. Xherdani e meriton të trajtohet veçantë, që të ketë shkëmbime për rolin dhe planet me të në Gjermani”, ka shkruar tutje Behrami.

Granit Xhaka e Ardon Jashari janë dy lojtarët e tjerë shqiptarë të Zvicrës në “Euro 2024”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img