Ndjekësit në rrjete sociale i janë kthyer kundër moderatores Einxhel Shkira pasi publikoi një fotografi të zezë, si shenjë proteste për afro-amerikanin, Geroge Floyd.
“U përdhunua një vajzë në Shqipëri. Çfarë publikove si VIP që je? Çne ky post black apo ky është rasti për Amerikën besoj, të bëhesh VIP andej”, i ka shkruar një ndër ndjekëset të cilës Einxhel Shkira ka vendosur t’i përgjigjet.
Por, krahas këtij komenti ajo ka marrë dhe një tjetër, e cila e kritikon për postimin e bërë për George Floyd, ndërsa i thotë se një të tillë se ka bërë për 15 vjeçaren e dhunuar në Tiranë.
Pas këtyre komenteve në Instagram, Einxhel Shkira ka reaguar sërish e nervozuar, ndërsa ka shkruar se
“”Flet për teatrin të jepni mend si me pas folur për shtëpinë tuaj. Flet për përdhunimin të ofendoni pse mbroj viktimën. Flet për rracizmin të kërkoni llogari ç’punë ke ti! Mos të flasësh për asgjë të akuzoni pastaj pse nuk flet! O shqiptarë a jeni në terezi?! A do bëni ndonjë gjë më me vlerë në jetë përveçse të hidhni vrer te tjetri e pastaj të hani “mjaltë” rregullisht se veprat i keni zero! Po po, të gjithë ju që komentoni me profile fallco duke dhënë mend, jeni thjesht një tufë parazite injorante dhe pa asnjë motiv të mirë në jetë. Mos guxoni më kurrë të gjykoni asnjë veprim apo postim timin se nuk iu pyes juve hiç, madje do bëj bllok këdo që nxjerr qoftë një rrokje negative nga duart e tyre të thara që s’bëjnë asnjë punë tjetër në jetë veç kësaj në tastierë”, ka shkruar Einxhel.
/GazetaBlic