Home OP/ED Berat Buzhala: Dasmat nuk i kisha leju ma hiç

Berat Buzhala: Dasmat nuk i kisha leju ma hiç

0
Berat Buzhala: Dasmat nuk i kisha leju ma hiç

Shkruan Berat Buzhala

Bie fjala une dasmat nuk i kisha leju mo hic, pa marre parasysh nivelin e rrezikut te virusit.

O bre vec ajo ndjenja qe duhesh me shku me nifar hangari te madh, me nje kamere me kran qe te rraset te hundte, bash ne momentin kur ti e ke rroke ni cope mish. Mandej kur te vjen far kusherini, a kusherine, qe don me ta nxjerr krahun prej vendit per me te shti ne valle.

Ose kur ta improvizojne ate flaken dikund ne midis, e ty fillon me te rroke paniku i nje zjarri masiv, sa here qe e sheh duvakin e nuses qe po i afrohet zjarrit.

Kur te fole dikush prej asaj tavolines tjeter, e ti send m’i kete toke nuk e din cka po te thote, vec duhesh me u zgerdhi si idiot, edhe dicka me bo kishe po ia kthen, e vete me veti je tuj thane “mos ha bre mut, ti a nuk po e sheh qe nuk po te ni a?”

Kur te avitet nje tjeter me te pyet “a po me njeh?”, e ty fillojne me tu perzi zorret ne bark per me i thane “a eshte kjo loje shperblyese, nese ia qelloj a fitoj dicka?”

Mandej kur fillon kengetari me nje performance pa skenar, duke i shti ne tekste muzikore te pranishmit. E do femije qe sillen si pula pa kry ne kerkim te nanes ose te babes, te cilet tashme jane ne trans ne krye te valles.

Ose do gra rreth te 60’ve qe te survejojne cdo levizje tanden si agjente amatere te sherbimeve sekrete. Ti e ndjen pas shpines qe edhe me tutje po te keqyr.

Kulmi mandej eshte kur hype dhandrri me nusen dikur kah fundi ne nje platforme pak me siper, per me i pershendete te pranishmit, sikur Cezari ne nje arene gladiatoresh. Jane do motra qe i perzihen ne cdo hap, tuj u mundu me e bo vellaun kapak edhe showman, ama ai sikur kungull tashme e ka humbe kontrollin.

Pra, me fjale te tjera, ia vlen mos me i leshu dasmat kete vere. Shto ketu parandalimin e gjakderdhjeve financiare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here