Analsiti Berat Buzhala ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas testimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Buzhala ka shkruar se ai sot është konfirmuar se ka dalur pozitiv me koronavirus dhe se nuk ndjen ndonjë dhimbje deri tani.
Postimi i plotë nga Buzhala:
Megjithate kjo dite nuk paska qene e duhur per presidentet 🙂
Sot e kam kry nje test ne QKUK dhe kam dale pozitiv, pra e kam virusin e njohur si COVID 19. Ne anen tjeter Leonard Kerquki qe rri non stop bashke me te ka dale negativ. Po du me thane qe algoritmi i ketij virusi qenka interesant. Qekaq. Ka mundesi qe krejt kemi me kalu kah ky viran. E di qe ju intereson: temperature dje kam pase ma shume, edhe ethe. Sot ma pak temperature e ma pak ethe. Nyjet nuk po me dhamin, ererat po i ni hala etj. etj.
Megjithate e ftoj publikun qe te mos e zhvendose vemendjen prej ngjarjeve politike.