Skuadra e Ferizajt ka nënshkruar me futbollistin, Ardit Topalaj.
Topalaj ka nënshkruar me skuadrën që nga sezoni i ri 2024/25 do bëjë gara në elitën e futbollit kosovar.
Arditi karrierën e ka filluar në Gjermani, te grupmoshat e Ingolstadt, për të vazhduar në Garching, Eltersdorf dhe së fundmi në Türkgücü München.
24-vjeçari ka qenë pjesë e Lirisë së Prizrenit, por që qëndroi në klub vetëm gjashtë muaj.