Kapiteni I kombëtares së Kosovës, Amir Rrahamani ka pasur një paraqitje të jashtëzakonshme te martën përballë Liverpoolit, në sfidën që skuadra e tij e fitoi 4:1 në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Rrahmani ka qenë absolut një muri I pakalueshëm për super yjet e futbollit botëror, si Mohamed Salah, Roberto Firmino dhe Darwin Nunez. Duke mos i lënë as të godasin në portë.
Pas ndeshes trajneri I Napolit, Luciano Spalleti e ka vlerësuar lartë mbrojtësin e kombëtares së Kosovës.
“Rrahmani bëri një ndeshje të shkëlqyer, një ndeshje të madhe pa pësuar asgjë. Por Rrahmani ia doli për mrekulli”. “Amiri së bashku me Kim ishin monstruozë në këtë sfidë”, u shpreh Spalletti.
Kujtojmë që ky ishte një debutim endrrash në Champions Ligë për 28 vjeçarin nga Kosova, I cili edhe nga të gjithat mediat italiane u vleresuar lartë për paraqiten përballë Liverpool.