spot_img

Berisha: Ish-kryesuesit të AKP-së s’iu kishte dhimbsur toka e Kosovës, kishte dashur ta shiste 50 cent arin

spot_img

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha ka hedhur dyshime mbi deklaratat e ish-kryesuesit të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Blerim Rexha, i cili javën e kaluar raportoi në para deputetëve anëtarë të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

Rexha kishte thënë se i ishte dhimbsur toka e Kosovës që të shitej për 1 euro ari. Ndërkaq gjatë mbledhjes së sotme të këtij komisioni, deputeti Bekë Berisha tha se ka informacione që Rexha gjatë një mbledhjeje të AKP-së kishte votuar për shitjen e një toke pë 50 cent arin, raporton Gazeta Express.

“E kemi pasë një që ka punu aty sikur ti, një dëshmitar i parë dhe u bë ajo mediale që iu ka dhimtë shumë toka e Kosovës me e shitë për një euro. Edhe këta duhet me shku me i marrë transktriptet se unë kam informacion që atij s’ju kish pasë dhimtë hiç. Edhe për 50 cent e kish pasë çu dorën njëhjerë”, ka deklaruar Berisha.

Ai ka thënë se deklaratat e Rexhës duhet të konfirmohet dhe se duhet të shqyrtohet mundësia që ai të ftohet sërish për intervistim në komision.

“Edhe atë duhet me e konfirmu edhe ndoshta duhet me e kthy prapë ne këtu në intervistim”, tha Berisha. /GazetaExpress/

NGJARJE TË TJERA

spot_img