Njëri nga futbollistët që po kalon formë jashtëzakonisht të mirë në kampionatin rus tek Ahkmat Grozny, Bernard Berisha duket se është “harruar” edhe nga pērzgjedhësi i ri Alian Giresse.
Që nga episodi kur kishte një mosmarrëveshje me trajnerin e atëhershëm Bernard Challandes, Berisha nuk është ftuar më.
Pavarësisht kësaj ai është i gatshëm çdo herë ta ndihmojë Kosovën, madje edhe nëse fare nuk ftohet ai me shpirt uron që Kosova të kualifikohet në Evropian.
“Unë jam duke kaluar në një formë shumë të mirë dhe jam i lumtur. Sa i përket nëse kam pasur ftesë, për momentin nuk kam pasur asnjë kontakt nga përzgjedhësi, por pak ka rëndësi kjo. Unë me zemer ju uroj shumë suksese në ndeshjet e radhës sepse është koha që ta dërgojmë Kosovën përpara”, ka thënë për Demokracia.com, Bernard Berisha. /Demokracia.com