Kombëtarja e Kosovës në futboll po vazhdon përgatitjet për ndeshjen miqësore që e zhvillon ndaj Norvegjisë.
Sot dardanët zhvilluan stërvitjen e dytë që nga grumbullimi, teksa të radhës do ta kenë nga ora 17:00 sot
E futbollisti Bernard Berisha u shpreh i lumtur me grumbullimin dhe pati disa fjalë për trajnerin Franco Foda.
“Kënaqësi dhe nder me qenë i grumbulluar me vendlindjen tënde, me Kombëtaren e Kosovës. Trajneri i ri ka sjell motiv të ri. I shoh të gjithë të angazhuar, duhet të vazhdojmë të jemi kompakt dhe ta ndihmojmë njëri-tjetrin. Ka shumë ndryshime, shumë pozitivitet. Shpresoj që në ndeshjen me Norvegjinë të tregojmë ndeshje të mirë, të tregojmë që kemi potencial dhe që synojmë kualifikimin”, tha Berisha.