Ora News zbardh dëshminë e efektivit të policisë, Nevaldo Hajdaraj i cili qëlloi për vdekje 25 vjeçarin Klodian Rasha rreth orës 01:00 të 8 dhjetorit 2020. Sot ai ka dalë para gjykatës për masën e sigurisë.

Ja deshmia e siguruar ekskluzivisht nga Ora News
Kemi marrë mjetin e policisë tip Hyundai me targa AA 560 RU, ku drejtues mjeti dhe përgjegjës grupi ka qenë kolegu im … dhe kemi vijuar me shërbimin në sektor. Gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 01:10, në lëvizje, i kemi dhënë shenjë ndalimi një mjeti që levizte nga sheshi Shqiponja për në drejtim të Zogut të Zi, para bar “A.….” , për të bëre verifikimin e autorizimit për lëvizje.
Në momentin e ndalimit të mjetit dhe daljes nga automjeti , në krahun e djathtë në trotuar, unë kam konstatuar një person që po rrinte mbështetur në një mur, diku tek rrethimi i hotel D… më duket. Në momentin që ai na pa, bëri një lëvizje të dyshimtë, konkretisht siç ishtë i mbështetur, sapo na pa, menjëhere vazhdoi të lëvizte me hap” mëson Ora News
Unë i bëra thirrje që të ndalonte, duke i thënë “policia për verefikim”, konkretisht për t’a verefikuar nësë kishte autorizim për lëvizje në atë orë dhe kur u nisa për t’ju afruar, ai filloi të vraponte duke përshkruar rrugën dhe duke kaluar mbi karrexhatë, për të dalë në krahun tjetër të Rrugës “Dritan Hoxha”, me drejtim për nga ish-shkolla e partisë.
Unë i bëra thirrje përsëri disa herë me shprehjen “ndal policia” dhe u nisa menjëherë në ndjekje të këtij shtetasi, duke qenë se ai nuk ndalonte vrapin, me drejtim lëvizje për nga rrugica e Drejtorisë së Doganave, ndërkohë që kolegu im u nis për nga krahu tjetër, konkretisht rruga në krah të Bar O… që të mund t’i dilte përballë dhe unë gjatë ndjekjes, vura re që ai shtetas nxorri diçka nga brezi dhe po mbante në dorë duke vrapuar dhe lëshoi një kërcënim që ”mos u afro se do të qëlloj”`
Bertita “Arme” Si e qellova

Unë kam bërtitur `armë`, për t`i dhënë mundësinë kolegut t`a dëgjonte që personi mund të ishte i armatosur, me aq sa unë vërejta. Kjo lëvizje e shtetasit po bëhej në drejtim të rrugicave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, siç e thashë dhe unë kam vazhduar ndjekjen duke dyshuar edhe nga thirrja e personit që kanosi se do të qëllonte, por edhe nga aq sa arrita te shikoj, pra nga fakti që ai ishte i pajisur me një armë zjarri, gjë që kuptohej nga vetë lëvizjet e tij të dyshimta.
Në këto kushte edhe unë kam nxjerrë armën nga brezi dhe e kam mbajtur në dorë, e mbusha armën, por pa e drejtuar dhe pa e shkrepur.
Në këtë kohë kolegu im kishte mundur të afrohej më shumë se unë dhe ju vu në ndekje, kurse unë u ktheva mbrapsht në po atë drejtim që u nisa dhe dola në rrugën Dritan Hoxha, që të mund t`i dilja përballë shtetasit që nuk ndalonte.:” ka thënë në dëshminë e tij mëson Ora News
“Në këtë moment, shtetasi doli përsëri në rrugën Dritan Hoxha dhe kaloi karrexhatën, duke u drejtuar afërsisht për në zonën ku ishtë që në fillim të situatës, më korrektësisht tek trotuari para dyqanit Pit Stop dhe unë i dola përsëeri mbrapa, afërsisht duhet të isha rreth 20-25 metra larg, duke vazhduar ti bëja thirrje `ndal policia`, por ai u kthye dhe drejtoi dorën me sendin e dyshuar pistoletë në drejtimin tim.
Në atë çast, unë jam rrëzuar në tokë dhe ashtu i shtrirë, bëra qitjen në drejtim të këmbëve të këtij shtetasi, duke patur friken se mos më qëllonte.
Pastaj jam ngritur në këmbë dhe ai u tremb dhe u nis te futej ne një kthesë, e cila ishte në një zonë me errësirë, kohë në të cilën unë eca pak përpara dhe bëra qitjen e dytë, pra në momentin pa u futur shtetasi në kthesë.
Në këtë kohë kam dëgjuar që shtetasi ka bërtitur dhe do të këtë ecur dhe pak metra dhe pastaj është rrëzuar ne tokë. Jemi afruar me kujdes së bashku dhe pamë që po rënkontë.
Unë ë pyeta nëse kishtë marrë plumb në ndonjë vend që rrezikonte jetën, por ai nuk u përgjigj dhe kështu unë menjëherë kam njoftuar ambulancën. Përgjatë gjithë kohës, kolegu im në funksionin e përgjegjësit, ka bërë komunikime me sallën e operative, fillimisht për forca shtesë në mbështetje dhe në vijim sipas përshkallëzimit të ngjarjes,hap pas hapi.“ka thënë në dëshminë e tij mëson Ora News
Thirrja e ambulances
Në momentin që ka ardhur ambulanca, shtetasi kishte shenja jete dhe është trasportuar për në Spitalin e Traumës. Më pas ne kemi ndenjur aty në vendin e ngjarjes dhe kemi pritur shërbimet për kryerjen e veprimeve. Deklaroj se pasi kam marrë vesh emrin e shtetasit me aq sa pashë në vendngjarje, unë personalisht nuk e njoh fare këtë person , as si emër dhe as si pamje, nuk kam patur asnjë kontakt të mëparshëm me këtë shtetas.
Në atë orë nuk kishte fushëpamje të qartë dhe shikueshmëria ishte shumë e dobët për syrin, në kushtet e mungesës së dritave ndriçuese, duke futur dhe faktorin emocional, por një gjë e kam patur të qartë, qe unë vërejta një send në dorën e shtetasit, që kishte pamjen e një arme zjarri. Gjithashtu këtë bindje e forcova edhe nga thirrja e personit që tha mos u afro se do të qëlloj. Theksoj se të gjitha këto veprime kanë ndodhur në një kohë të shkurtër dhe në kushtet e ndriçimit të kufizuar, duke përllogaritur edhe stresin…” ka thënë në dëshminë e tij mëson Ora News