Vajza e heroit Hamëz Jasharit, Besarta Jashari nuk do të jetë në garë për deputete, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Megjithëse u raportua se ajo është pjesë e listes, një gjë të tillë e ka mohuar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendsoje Arlind Manxhuka.
Manxhuka ka thënë se ky është një lajm i pavërtetë dhe se Besarta Jashari nuk do të jetë pjesë e listës së VV-së.
“Lajmi per Besarta Jasharin është i pavërtete. Ai lajm është be me qellim te krijojë pritshmëri te publiku dhe pastaj te tentojë ta deshproje atë ”, ka thënë Manxhuka.