Një ditë më parë u mësuar se Besnik Hasi nuk do të vazhdojë më me skuadrën belge Mechelen pas përfundimit të këtij sezoni.
E tash, mediat belge e bëjnë të ditur skuadrën e ardhshme të trajnerit kosovar.
Sipas tyre, Hasi nuk do të lëviz nga kampionati belg, pasi do ta marr drejtimin e KAA Gent.
Ekipi i Gent kërkon ta ketë në radhët e veta Hasin dhe për gjakovarin kjo është një mundësi e madhe për tu rikthyer sërish të drejtoj skuadra të rëndësishme.
Mediumi belg Voetbalkrant ka raportuar se ka një marrëveshje në parim mes drejtuesve të Gentit dhe Hasit, por që kanë mbetur të diskutohen edhe disa detaje.
Trajneri me prejardhje nga Gjakova bëri punë të mrekullueshme në krye të Mechelen, ku në 22 ndeshje sa e ka udhëhequr deri më tani ka marrë 12 fitore, katër barazime dhe gjashtë humbje.
Në të kaluarën, ai ka qenë trajner edhe i ekipeve si Al-Ahlin, Al-Raed, Olympiacos, Legia Varashava dhe Anderlecht.