spot_img

Besonin tek ringjallja, kush është nëna dhe dy vajzat e saj që u vetëflijuan në Tiranë

spot_img

Ngjarja plot mistere që ndodhi mbrëmë më Kombinat, ku nëna dhe e bija u gjetën të pajeta në banesë, ndërsa vajza tjetër u transportua në gjendje të rëndë në spital, tronditi mbarë opinionin publik. Gazetarja Brikena Metaj ka siguruar për ‘BalkanWeb’ foton ku shihen nëna, Zhaneta Josifi, bashkë me dy vajzat e saj, Anisa dhe Blerta, 30 dhe 34 vjeçe.

Mësohet se Zhaneta Josifi, me origjinë nga Ogreni dhe bashkëshorti i saj, Lluke Josifi nga Benja (Larguar nga jeta 5 vite më parë) pas 1990-tës u vendosën në Përmet familjarisht, bashkë me dy vajzat e tyre. Bashkëshorti i të ndjerës ishte themelues i bashkësisë të një sekti fetar në Përmet (Dëshmitarët e Jehovait).

Po ashtu, bëhet e ditur se 56-vjeçarja punonte në treg, ndërsa burri i saj ishte mësues. Pasi bashkëshorti i saj ndërroi jetë, ajo bashkë me vajzat, të cilat kishin mbaruar dhe gjimnazin në Përmet, u transferuan në Tiranë për një jetë më të mirë.

NGJARJA

Ngjarja e rëndë, në përmasat e horrorit, ndodhi mbrëmë mbrapa ish-mapos në Kombinat, afër gjimnazit “Myslim Keta”. Nga të dhënat paraprake dyshohet që nënë e bijë mund të jenë vetëflijuar, duke pirë lëndë helmuese. Të treja, nëna dhe dy vajzat, mësohet se ishin besimtare të sekti fetar ‘Dëshmitarët e Jehovait’ dhe duket se e kanë ndërmarrë aktin e rëndë të vetëflijimit pasi besonin tek ringjallja dhe një jetë më e mirë.

Alarmin për ngjarjen e dha vëllai i Zhaneta Josifit, që s’po komunikonte dot me to. Fillimisht në banesë kanë hyrë nga dritarja punonjësit e zjarrfikëses, pasi dera e apartamentit ka qenë e mbyllur nga brenda. Ata kanë zbuluar skenën e rëndë. Njëra prej vajzave që besohet se kishte humbur jetën disa ditë më parë por edhe nëna që u gjet e pajetë, kishin shenja të mosushqyerjes.

Vajza tjetër, Blerta u gjet me shenja jete. Ajo është dërguar në gjendje të rëndë në spital. Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të hedhë më tepër dritë mbi këtë ngjarje të rëndë. Kujtojmë se brenda banesës, policia ka gjetur disa letra me shënime fetare. (BalkanWeb)

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img