Një billbord i vendosur afër aeroportit të Prishtinës me fotografinë e presidentit amerikan, Donald Trump, dhe ku i urohet shërim i shpejtë nga koronavirusi, ka kapur vëmendjen edhe në administratën amerikane.
Kjo fotografi me billbordin e presidentit amerikan është shpërndarë edhe nga emisari special i SHBA-ve për dialogun, Richard Grenelll, shkruan lajmi.net.
Ky i fundit të njëjtën e ka shpërndarë në Tëitter pa ndonjë mbishkrim.
Menjëherë pas kësaj, kanë pasur komentet e ndryshme lidhur me këtë iniciativë të ndërmarrë dhe financuar nga Naim Murseli, që është këshilltar i kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli. /Lajmi.net/