spot_img

BINGOOOOO: Shqiptari në Kanada fiton një milion dollarë në lotari

spot_img

Një baba i tre fëmijëve në Kitchener të Kanadasë, ka fituar një milion dollarë kanadeze në shortin Lotto Max më 18 tetor.

Gazmen Hashanit i është dashur të kontrollojë dy herë për t’u siguruar që i shihte gjërat saktë kur skanonte biletat e tij duke përdorur kontrolluesin e biletave, shkruan globalnews.ca, transmeton klankosova.tv.

“Bileta e fundit që kontrollova thoshte 1 milion dollarë”, shpjegoi 49-vjeçari.

“Nuk mund ta besoja dhe e skanova edhe dy herë të tjera. Kur tha të njëjtën gjë, e futa shpejt biletën në xhep”.

Hashani shkoi në shtëpi dhe priti të vinte gruaja e tij për të ndarë lajmin.

“Kur i thashë se fitova 1 milion dollarë, ajo filloi të dridhej,” tha ai. “Ajo ishte shumë e lumtur dhe e emocionuar për familjen tonë”.

Ai ka bërë të ditur se ka në plan të përdorë fitoren e tij të madhe për të bërë një paradhënie për një shtëpi.

“Trupi dhe mendja ime ndihen të qetë – një ndjenjë që nuk e kam përjetuar kurrë më parë”, tha ai.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img