Shqipëria është duke kaluar një situatë të vështirë përsa i përket pandemisë së koronavirusit. Numri i rasteve është rritur ndjeshëm dhe shifrat e të shtruarve në spitale janë shqetësuese.
Sot MSH njoftoi 178 raste të reja dhe 4 të vdekur. Mësohet se mes viktimave është edhe biznesmeni shqiptar Astrit Kolli.
Biznesmeni është pronari i kompanisë Grand Idea, e cila merret me stampime e printime.
Lajmi është bërë i ditur edhe në rrjetet sociale nga miqtë e tij.