spot_img

Bjellorusët pushtojnë’ bregdetin, zgjedhin Vlorën

spot_img

Turistët bjellorus të ardhur me chartër ditën e djeshme në vendin tonë kanë zgjedhur Vlorën si destinacion pushimi.

Nga bordi i tij zbritën 198 turistë të cilët do të qëndrojnë disa ditë apo disa javë në vendin tonë.

Aspak të trembur nga Covid – 19 ata shprehen se Shqipëria është një vend më i shëndetshëm . ” Do të jem e shëndetshme , ka vitaminë D dhe det , jam më e sigurt këtu sesa më Bjellorusi ” shton një turiste .

Shumë prej tyre i kanë mbyllur rezervimet në Janar , të tjerë rishtaz .

Por teksa listojnë arsyet pse zgjodhën Vlorën nuk harrojmë të përmendin natyrën , peizazhin dhe kulinarinë .

Ardhja e turistëve u përshëndet edhe nga Drejtori i Aeroportit të Rinasit, Dr. Constantin Von Alvensleben.

“Ne po i rindezim motorët e industrisë së turizmit sot. Në emër të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, ju uroj mirëseardhjen e ngrohtë atyre dhe shumë turistëve të tjerë që janë duke u përgatitur të vijnë dhe vizitojnë Shqipërinë.”

Ndërkaq, javës së ardhshme, nga aeroporti i Rinasit, pritet të nisin fluturimet e para drejt Athinës dhe Vjenës.

NGJARJE TË TJERA

spot_img