Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Bjellorusia – Kosova.
Bjellorusia dhe Kosova janë ndarë baras, 0:0, pas 45 minutave të parë.
Lojë më të mirë zhvilluan ‘Dardanët’ në këtë pjesë të parë, në kuadër të kualifikueseve për në vend në ‘Euro 2024’.
Ata krijuan raste të mira shënimi fillimisht me Donat Rrudhanin.
Kosovari gjuajti bukur nga jashtë zona, por nuk ishte i saktë me goditjen e tij.
Më pas i njëjti harkoi mirë në zonë, por në vend ishte portieri bjellorus.
Në anën tjetër edhe kundërshtarët tentuan të rrezikojnë.
Kishin mundësi të mirë në një rast, por ndërhyri mirë Aro Muric.
Në minutën e 22’ të ndeshjes Leart Paqarada pësoi lëndim.
Kosovari u kontrollua nga stafi mjekësor, të cilët më pas konfirmuan që lojtari nuk mund të vazhdojë ndeshjen.
Kështu duke u zëvendësuar nga Ermal Krasniqi, ky i fundit debutoi me kombëtaren e Kosovës.
Bersant Celina goditi fuqishëm drejt portës, por gjuajtja e tij u devijua nga mbrojtësi i Bjellorusisë.
Pjesa e parë në këtë takim nuk dha gola, pasi u mbyll 0:0.