Klubi i basketbollit Sigal Prishtina duket se ka mbetur pa kryetar në strukturën drejtuese.
Siç ka mësuar AsistiOnline kryetari i deritanishëm i klubit, Blerand Stavileci ka dhënë dorëheqje nga pozita që ka mbajtur deri tani.
Poashtu është mësuar se pas kësaj dorëheqje është ftuar edhe Kuvendi i jashtëzakonshëm i klubit më të trofeshëm kosovar dhe gjatë ditëve në vazhdim pritet të ketë risi në këtë aspekt.