Këngëtari Blero Muharremi dhe bashkëshortja e tij Afrona Dika, për shkak të pandemisë kanë qëndruar disa kohë larg.
Por, kësaj distance i erdhi fundi dhe çifti është bërë bashkë dhe po kalojnë momente të bukura në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Për çiftin sot është një ditë e veçantë pasi Blero feston 42-vjetorin e lindjes, dhe nuk kishte sesi të mungonte një surprizë nga Afrona. Ajo i ka organizuar një festë që këngëtari ka mbetur i mahnitur.
Blero ka ndarë disa foto në ‘Instastory’, teksa shihet se vendi është zbukuruar me drita të shumta dhe një tavolinë ishte vendosur në bregdet.
“Dhurata më e bukur e ditëlindjes, është dashuria jote” shkruan Blero në postim, ku shihet e ulur Afrona.