Kylian Mbappe e ka njoftuar Paris Saint-Germainin se dëshiron të largohet nga klubi këtë verë, ka njoftuar drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo.
Ylli francez Kylian Mbappe i ka kërkuar Paris Saint-Germainit ta lejojë të largohet, në mënyrë që t’i bashkohet klubit të tij të ëndrrave, Real Madridit, raporton Gazeta Express.
Lajmi për kërkesën e Mbappes për largim u bë i ditur të mërkurën nga drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo.
“Kylian Mbappe dëshiron të largohet. Nëse ai dëshiron të largohet, ne nuk do ta ndalojmë, por do të bëhet sipas kushteve tona”, ka thënë Leonardo.
PSG-ja nuk dëshiron ta shesë Mbappen, por Leonardo ka këmbëngulur se klubi nuk do ta mbajë kundër dëshirës së tij.
Real Madridi e ka bërë ofertën e parë për Mbappen tashmë, 160 milionë euro, e cila iu hodh poshtë nga PSG-ja.