Ku do të luajë Neymar Junior sezonin e ardhshëm? Një pyetje që ende nuk ka marrë një përgjigje, edhe pse është e qartë që me ndryshimet e mëdha që pritet të ndodhin në verë në kampin parizien, vështirë se do të ketë vend për brazilianin në skuadër.
Neymar, pasi provoi LaLigan dhe Ligue 1, mund të transferohet në Premier League, aty ku janë disa klube të fuqishme financiarisht që mund ta përballojnë pagën e tij: Chelsea, Manchster United dhe Newcastle.
Lojtari aktual i PSG-së përshtatet në interesat sportive të klubeve të lartpërmendura.
Pronari i skuadrës “blu”, Todd Boehly, është takuar në më shumë se një rast me Nasser Al-Khelaïfin për të diskutuar mundësinë e transferimi të Neymarit në “Stamford Bridge”. Ish-i i Barcelonës ka kontratë deri në vitin 2027 me PSG-në.