spot_img

Bombardime të rënda në Kyiv, raportohet për fëmijë të vdekur

spot_img

Ka pasur bombardime të rënda në perëndim dhe veriperëndim të Kyivit të dielën në mëngjes. Shpërthimet u dëgjuan nga ekipet e CNN në Kyiv dhe në zonat rurale në jug-perëndim, përcjell Gazeta Express.

Dy predha mortajash ose artilerie goditën një pikë kontrolli për civilët që të kalonin në Kyiv nga periferia e Irpin. Tre persona u raportuan të vrarë, thonë autoritetet ukrainase, duke përfshirë dy fëmijë.

Oleksiy Arestovych, këshilltar në zyrën e Presidentit ukrainas tha: “Ata [trupat ruse] kapën Hostomel dhe Bucha dje (e shtunë). Rusët hynë atje.

“Ata kanë plagosur shumë fëmijë dhe nuk lejojnë të evakuohen, pavarësisht apeleve të shumta në nivelin më të lartë shtetëror për të siguruar një “korridor të gjelbër” nga Bucha dhe Irpin. Ka shumë fëmijë në bodrume”.

“Ka bodrume ku tani janë ulur 70 fëmijë dhe nuk po lirohen. Kjo është një katastrofë si nga pikëpamja humanitare dhe, mbi të gjitha, nga pikëpamja morale”, tha Arestovych, duke shtuar se çështja po diskutohet “në nivelin më të lartë me institucionet ndërkombëtare humanitare”.

Disa fëmijë kanë vdekur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Ukrainës.

Zyrtarët ukrainas thanë edhe dje se sulmet ajrore i kanë penguar banorët të largoheshin përpara se të fillonin evakuimet e dakorduara. Putin e akuzoi Ukrainën për sabotim të përpjekjeve për armëpushim.

Një rund i tretë i bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës do të zhvillohet të hënën, sipas Davyd Arakhamia, anëtar i delegacionit ukrainas. Ai nuk dha detaje shtesë, përfshirë vendin ku do të zhvillohen ato.

Takimet e mëparshme u mbajtën në Bjellorusi dhe çuan në marrëveshjen e dështuar të armëpushimit për të krijuar korridoret humanitare për evakuimin e fëmijëve, grave dhe të moshuarve nga qytetet e rrethuara, ku qindra mijëra përballen me mungesë ushqimi dhe uji.

NGJARJE TË TJERA

spot_img