spot_img

Bora mbulon bjeshkët e Deçanit

spot_img

Reshje bore janë ka pasur sot në bjeshkët e Strellcit, në komunën e Deçanit.

Pamjet nga terreni tregojnë shtresa bore, ndërkohë që ndodhemi në muajin maj.

Siç kemi paralajmëruar në postimet tona të mëparshme, sot në Kosovë pritet të kemi mot plotësisht të vranët, i ftohtë dhe me reshje shiu e mundësi për rrebeshe shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Parashihen reshje të dendura shiu dhe reshjet do të zgjasin pothuajse gjatë tërë ditës me intensitet të ndryshueshëm duke zbutur thatësinë e madhe. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme dhe në viset kodrinore-malore pritet të fillojnë reshjet e shqotës dhe borës sidomos orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

Pasdite vonë dhe në mbrëmje nuk përjashtohet mundësia që të ketë reshje shqote e bore edhe në disa zona paksa më të ulëta mbidetare në disa pjesë të Rrafshit të Kosovës dhe kjo të ishte një ekstrem i llojit të vet.

NGJARJE TË TJERA

spot_img