spot_img

Bota e boksit në zi, ndërron jetë ish-kampioni i botës

spot_img

Bota e boksit italian është në zi, pas vdekjes se Sandro Mazzinghit një nga boksierët më të mëdhenj, një personazh shumë dimensional, i cili ishte edhe këngëtar e shkrimtar.

Kampioni botëror i kategorisë së mesme (1963-1965 dhe 1968-1969) dhe kampion evropian në të njëjtën kategori ( 1966-1968) rival i madh i Nino Benvenutit vdiq në spitalin Lotti në Pontedera në moshën 81 vjeçare. Funerali do të mbahet të hënën.

Ai filloi më 15 shtator 1961 dhe përfundoi karrierën e tij me një ndeshje në Firence më 4 mars 1978.

SHIKO EDHE: SI BËHET TESTI I COVID-19?

Mazzinghit në karrierën e tij numëron 64 ndeshje, 43 prej tyre me nokaut dhe vetëm 3 humbje.

Boksieri i guximshëm, luftëtar, besnik, Mazzinghi ishte i dashur, jo vetëm nga tifozët e boksit.

Sandro con la cintura di campione europeo, in una immagine di archivio.
ANSA

Sandro con la cintura di campione europeo, in una immagine di archivio. ANSA

Emri i tij është i lidhur ngushtë me atë të Nino Benvenuti, kundër të cilit humbi dy herë në mes të një mijë polemikave.

Më 18 qershor 1965, 40 mijë spektatorë ishin në stadiumin “San Siro” në Milano për të marrë pjesë në ndeshjen e shekullit të boksit italian.

Italia, e ndarë në dysh midis Mazzinghiani dhe Benvenutiani.

Karriera e tij duket e kompromentuar, por luftëtari toskan fiton fillimisht kurorën evropiane në vitin 1968 dhe kthehet në mbret të peshës së mesme, duke rrahur në San Siro, Ki-Sooo Kim e cili dy vjet më parë kishte rrëmbyer titullin kampion të botës me një verdikt shumë të diskutueshëm.

‘Udhëtim të mbarë Sandro. Qyteti juaj ju përshëndet dhe ju përqafon për herë të fundit. Për Pontederën do të vazhdoni të jeni Kampion. Për të gjithë ne mbeteni shembulli i guximit dhe vendosmërisë”, shkroi në postim kryetari i Pontederës Matteo Franconi në Facebook.

NGJARJE TË TJERA

spot_img