spot_img

Bravo të qoftë/ Ja çfarë i tha nëna të birit, pasi vrau nusen e vëllait!

spot_img

Detaje të rënda janë zbardhur nga ngjarja në Bathore, ku kunati vrau me armë zjarri nusen e vëllait. Agron Tanushi, autori i vrasjes së Jetmira Hasanit, 34-vjeç, u arrestua sot. Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 u rrëfye kunata e Jetmirës, nusja e vëllait të së ndjerës, e cila ka qenë e pranishme ditën e krimit, për të shoqëruar kunatën për të marrë rrobat. Ajo tha se ishte vjehrra ajo që e shtyu të birin të vriste kunatën e saj, dhe se pas krimit, ajo i kishte thënë të birit: Bravo të qoftë.

“Unë kam qenë te kunata atë ditë se po paketonte plaçkat. Nuk na lanë neve që të hynim në banesë për ta ndihmuar. Mori policinë në telefon, kunata që të na linin të merrnim plaçkat. Erdhën policët i thanë vjehrrës të hapte derën që të merrte plaçkat ish-nusja. Vjehrra e kundërshtonte policinë. Kunatës i tha vjehrra të vijë çuni të jetë prezent këtu. Erdhi ai Tanushi këtu, edhe ai me të njëjtat fjalë. Por meqë ishte policia morëm gjysmat e rrobave me një mjet të vogël, ndërsa ditën e dytë kunata shkoi sërish atje dhe ai i thoshte fjalë që do të vras, do të bëj… Kunata ia kthente: Hajde më vrit pra, se unë e vrarë jam, se më nxorët nga shtëpia mes katër rrugëve. Erdhi policia edhe ditën e dytë. Po të njëjtët policë erdhën, bëhej debat sërish.

Policia e bindi atë, bëmë sërish të njëjtën gjë. Sapo ikën policët, kishin mbetur vetëm pak gjëra për të marrë. Në atë moment më thërret djali mua, del Agroni dhe thotë kush është ai, i them është djali im dhe po i them të iki. Në atë moment vjehrra vjen aty më nxjerr mua nga oborri, kur dal te porta e shoh atë me automatik lart ndërsa kunata ishte në oborr…ai e qëlloi me një plumb kunatën…më qëlloi edhe mua por unë ika me vrap…pas tmerrit u ktheva dhe e gjeta nënën e tij të përqafonte të birin dhe i tha: Bravo të qoftë”./L.F-dritare.net

NGJARJE TË TJERA

spot_img