Përgjatë të shtunës dhe së dielës ishte paralajmëruar që do të kishte rënie temperaturash dhe reshje të mëdha shiu.
E një situatë e tillë meteorologjike e ka përfshirë pothuajse gjithë Kosovën. Në Mitrovicë ka reshje të mëdha shiu e erëra të forta, derisa në Vushtrri ka rënë breshër.
Meteo Ballkan ka publikuar një fotografi në të cilën shihet një kokërr e madhe breshrit që ka rënë sot.