Interesimi për të përkrahur FC Suhareka është i madh, sidomos nga kompani të suksesshme shqiptare që operojnë edhe në diasporë.
Njëra prej këtyre është BSR Group me seli qendrore në Zvicër, por që operon edhe në Kosovë.
Zëvendëspresidenti i BSR Group, Bafti Rrahmanaj, thotë se janë të interesuar që të mbështetin FC Suharekën që t’i arrijë synimet e saj në futbollin e Kosovës dhe më lartë.
“Jemi të interesuar që të bëhemi sponsor i FC Suhareka për ta ndihmuar këtë klub”, ka thënë Rrahmanaj.
Rrahmanaj ka thënë se qëllimi për ta mbështetur FC Suharekën është që klubi të ecë përpara dhe të luajë në Superligën e Kosovës në futboll dhe më pastaj edhe në arenën ndërkombëtare.
“Kjo është ideja dhe për këtë arsyeje kemi pasur dëshirë të jemi sponzor i FC Suhareka. Pra jemi të interesuar që klubi të arrijë majat e sukseseve”, ka thënë Rrahmanaj.