spot_img

“Bukuroshja ka qef me fol për mu, a dalim n’darkë”: Mentor Shala i kërkon falje deputetes Doarsa Kica-Xhelili

spot_img

Zëvendës drejtori i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Mentor Shala, ka sqaruar arsyen se pse e ka shkruar shkrimin për kryetaren e komisionit për media, Doarsa Kica – Xhelili.

Ditë më parë gzetari i RTK’së Mentor Shala ka përdorur gjuhë seksiste dhe shumë të pahijshme në një televizion vendor në drejtim të deputetes së Listës Guxo, Doarsa Kica Xhelili.

Shalës nuk i ka pëlqyer komenti i deputetes në fjalë, teksa kjo e fundit ka akuzuar Televizionin Publik që ka ndërprerë transmetimin direkt, kur në komision po flitej për Shalën.
Gjuha e Shalës, i përngjanë atyre seksiste dhe të papranueshme të llojit si: “Bukroshja ka qef me fol për mu, a dalim në drekë a darkë, veç kallzom kur po dalim”.

Lidhur me këtë Shala është arsyetuar sot në Pressing, duke thënë se Kica-Xhelili, po merret vazhdimisht me të.

“Ajo është dashtë të më thërras në komision, e jo të më sulmoi vazhdimisht për punët që i kam bërë. Unë i kam kërkuar falje edhe për shkrimin e bërë, edhe asaj personalisht”, ka thënë ai.

Tutje Shala ka thënë se i kërkon falje edhe njëherë deputetes Xhelili-Kica, nëse është ofenduar nga gjuha e tij.

NGJARJE TË TJERA

spot_img