Kryetari i komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha priti në një takim përfaqësues nga Organizata e gruas WOMEN 4 WOMEN.
Pasi i njoftoi të pranishmit për rrjedhat e përgjithshme në komunën e Fushë-Kosovës sidomos në këtë kohë përballje me pandeminë COVID-19, kryetari Berisha u informua nga zyrtarët e këtij agjencioni për qëllimin e këtij takimi dhe për nënshkrimin e Memorandumit të bashkëpunimit për projektin që ka të bëjë me përmirësimin e pozitës së grave në ekonomi dhe në tregun e punës në komunën e Fushë-Kosovës.
Ky projekt ka target gratë e margjinalizuara dhe burrat për të ngritur kapacitete në fushat që pengojnë gratë të hyjnë në tregun e punës.
Në shenjë mirënjohjeje për këtë iniciativë, kryetari Berisha, për përfaqësuesen e kësaj Agjencie, ndau edhe dhuratë – plaketën e Komunës së Fushë-Kosovës.