Burim Berisha, priti në takim karateistet e klubit Fushë Kosova që morën pjesë në garat ndërkombëtare

Në këtë takim Kryetari Berisha përgëzoi sportistet për rezultatet e arritura në arenën ndërkombëtare si dhe i inkurajoi edhe më tepër për punë dhe rezultate të reja.

Klubi i Karatesë “Fushë-Kosova” u paraqit me tri garuese në Ligën Botërore (Youth Leauge) në Stamboll të Turqisë, që u mbajt më 17-19 shtator 2021. Në këtë garë morën pjesë 51 shtete nga mbarë bota me gjithsej 834 garues.

Rinesa Osmani zhvilloi plot 5 lufta për të arritur në finale duke u shpallur nënkampione në kategorinë Junior deri në 59 kg.

Luftën e parë e fitoi me rezultat 6:1 ndaj garueses së Turqisë, kurse të dytën e fitoi nga garuesja e Kroacisë me rezultat 9:2.

Luftën e tretë e fitoi nga garuesja e Polonisë me rezultat 1:0, ndërsa në gjysmëfinale luftën e fitoi ndaj garueses së Turqisë me rezultat 3:3. Luftën për medalje të artë e humbi me vlerësim të gjyqtarëve pasi që rezultati ishte 0:0.

Garuesja tjetër, Valëza Gashi, zhvilloi pesë lufta, por fati nuk ishte në anën e saj dhe u radhit e 5-ta edhe pse fitoi 3 lufta në kategorinë kadet +54 kg.

Edhe Qendresa Ibrahimi pati një paraqitje të mirë, luftën e parë e fitoi nga garuesja e Gjermanisë, për t’u ndalë pastaj nga ajo e Çekisë.

Trajneri i klubit Isak Curri tha se është i kënaqur me paraqitjen e garueseve në garat ndërkombëtare si dhe iu uroi shumë fat në garat e radhës. Curri falënderoi kryetarin e Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, si dhe Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport për mbështetjen e vazhdueshme.

NGJARJE TË TJERA

- Reklamë nga Gjirafa -