Kryetari i Komunës Burim Berisha, priti në takim Kryeshefin Ekzekutiv të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” Sokol Xhafa.
Temë e diskutimit ishte bashkëpunimi mes komunës dhe KUR “Prishtina”. Veçantia e takimit ishte përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm për disa fshatra, përmirësimi i rrjetit të kanalizimit dhe trajtimi i ujërave të zeza, si dhe caktimi i lokacionit për ndërtimin e një impiantin në territorin e Komunës së Fushë-Kosovës.
Faza e parë e këtij ndërtimi që përfshinë studimin e fizibilitetit do të filloi këtë vit.
Kryetari Berisha ofroj mbështetje të pa rezervë në implementimin e projekteve të përbashkëta në të mirë të qytetarëve të Komunës së Fushë-Kosovës.