spot_img

Burri nga Shqipëria paguan një sheh nga Kosova për t’i bërë magji gruas së tij, flet shehu nga Rahoveci: S’i preku gratë e huaja, isha për t’i pastruar shpirtin e saj

spot_img

Një skandal i madh ka ndodhur këtë javë në Mat të Shqipërisë.

Një burrë për të justifikuar dhunën ndaj bashkëjetueses, kishte paguar një shtetas nga Kosova, për ta shëruar, pasi pretendonte se i kishin bërë magji. Shehu nga Kosova që kishte shkuar në banesën e çiftit është Kujtim Popaj nga Rahoveci.

Për këtë rast të rrallë dhe të rëndë, policia e shtetit në Shqipëri kishte publikuar edhe pamje të maltretimit fizik e psiqik që ishin bërë ndaj një gruaje.

Ndër të tjera shihet një moment kur shehu dhe bashkëshorti godasin me një kaçavidë në trup gruan viktimë.

Burri që organizoi këtë çmenduri është Dario Bruçi nga Mati.

Shehu i përfshirë në këtë rast, Kujtim Popaj ka folur për Indeksonline rreth prezencës së tij në shtëpinë e çiftit dhe “misionin” e tij në këtë rast.

“Nuk është e vërtetë ai rast që ka ndodhë ashtu. Unë kam qenë një herë atje, krejt tjetër u kanë tradhëti. Ai rast nuk është i vërtetë absolut.

Tash po e presim gjykatën çka po na thotë. Unë jam i licensum për punën time. Kam metoda e mija, por femrat nuk i preku me dorë” ka thënë ndër të tjera shehu kosovar. Sa i përket kaçavidës që shihet në videon maltretuese ndaj gruas, shehu ka patur një sqarim.

“Kaçavida e përdorur gjatë ritualit përdoret jo për ta dëmtuar, por për t’i dhënë qetësi shpirtërore.

Mjeti përdoret për të pastruar shpirtin nga energjia negative dhe për të ofruar ngushëllim dhe qetësi për individët e prekur nga sihr (vuajtje shpirtërore)” ka thënë në një sqarim tjetër shehu rahovecas.

Shehu nga fshati Fortesë është proceduar penalisht për mashtrim nga institucione shqiptare, ndërsa bashkëshorti i gruas së maltretuar, Dario Bruçi vazhdon të jetë në arrest. Gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan 380 copë fishekë luftarak.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img