spot_img

Burri vret gruan dhe djalin 21-vjeç, flet e motra e tij: Kishte kaluar në depresion për shkak të pandemisë

spot_img

Një burrë nga Florida e SHBA-së është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka qëlluar për vdekje gruan dhe djalin e tij, si dhe qëlloi edhe mbi djalin tjetër të tij, i cili fatmirësisht shpëtoi pa pësuar lëndime.

Motra e të dyshuarit, i cili është identifikuar si 59-vjeçari Smith Rivera, u tha mediave lokale se vëllai i saj ka qenë në depresion për shkak të pandemisë Covid-19.

Oficerët e policisë iu përgjigjën një telefonate, ku fqinjët kishin raportuar se kishin dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri të dielën.

Kur mbërritën në vendngjarje, policët gjetën kufomën e gruas 57-vjeçare, Jodi Rivera dhe djalit të saj 21-vjeçar, Matthew Rivera, të cilët ishin qëlluar për vdekje.

Teksa oficerët e policisë ishin duke grumbulluar provat në vendngjarje, një automjet i bardhë u afrua drejt shtëpisë.

Ishte pikërisht 59-vjeçari, i cili doli nga automjeti dhe iu tha policëve:

Unë e qëllova gruan time.
Mbi babain e tre fëmijëve rëndojnë dy akuza për vrasje të shkallës së parë dhe një akuzë për vrasje të mbetur në tentativë.

Raporti i arrestimit thotë se Smith Rivera gjithashtu qëlloi me armë ndaj një personi të tretë, që besohet se ishte një nga dy djemtë e tjerë, i cili arriti të shpëtonte i padëmtuar.

Motra e 59-vjeçarit, Mayra Smith, tha për mediat lokale se vëllai i saj kishte pirë dhe po luftonte për të përballur depresionin e tij që ia kishte shkaktuar shpërthimi i koronavirusit.

Autoritetet gjetën dhe sekuestruan një kuti me municione dhe një armë zjarri brenda makinës së Smith, e cila dyshohet se është përdorur në krimin e dyfishtë.

Referuar të dhënave në Facebook, Jodi Rivera punonte si agjente shitjesh. Postimi i saj i fundit nga 2 prilli ishte një foto e vetes, ku shkruhej: “Të qëndrosh në shtëpi, shpëton jetë”.

Djali i saj, Matthew, i cili mbeti i vrarë, ishte student në Universitetin Jugperëndimor.

Një nga dy vëllezërit e tij të mbijetuar bëri një postim prekës në Facebook. ku shkrojti:

Të dua Matthew, ti ishe gjithmonë më i miri nga ne!
Sipas të dhënave, Smith Rivera kishte një precedent penal

NGJARJE TË TJERA

spot_img