Këtë fundjavë nis edicioni i ri në elitën e futbollit kosovar.
Federata e Futbollit e Kosovës, përmes shortit ka caktuar edhe gjyqtarët e javës së parë. Padyshim vëmenda do të jetë tek ndeshja Llapi – Gjilani që zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti.
Kjo ndeshje do të gjykohet nga arbitri Genc Nuza.
Sfidë joshës është edhe ajo ndërmjet Prishtinës e Suharekës ndërsa drejtësia i është besuar gjyqtarit Visar Kastrati.
Ndeshja e vetme që është shtyrë këtë vikend është ajo ndërmjet Dritës e Malishevës.
Më poshtë gjeni qiftet dhe gjyqtarët kryesorë të ndeshjeve: