Fundjava për adhuruesit e futbollit kosovar pritet me kërshëri të madhe. Dy javë para përfundimit të edicionit, Ballkani mbanë pozitën e parë me katër pikë larg të dytit, Llapit, shkruan Albanian News.
Pikërisht këto dy skuadra do të ndeshen në mes vete të shtunën në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.
Kampionit në fuqi, Ballkanit i mjafton edhe barazimi për tu shpallur për herë të tretë kampion, derisa një fitore eventuale e Llapit, kampioni do të përckatohej në javën e fundit, me ndeshjet që Ballkani e pret Prishtinën dhe Llapi i shkon Lirisë në Prizren.
Para pak çastesh me anë të shortit, është caktuar që gjyqtarë Genc Nuza do ta ndaj drejtësinë në ndeshjen kryesore të javës por që vlerësohet edhe derbi i kampionatit, Llapi – Ballkani!
Më posht i gjeni të gjitha përballjet dhe gjyqtarët e javës së parafundit në Albi Mall Superligë!