Kjo verë ka pasur pafund hite, por duket se “Habibi” do të arrijë të tjera nivele. Bashkëpunimi i papritur i Capital T (rap), Anxhela Peristerit (muzikë e lehtë, pop) dhe Mandi Nishtulla (tallava, rrymë që është pjesë e zhanrit më të gjerë pop-folk) theu rekord në 24 orë.
Si kurrë më parë, “Habibi”, me muzikë të Irkenc Hykës, arriti mbi 2.5 milionë klikime në vetëm 24 orë duke vendosur tashmë një rekord të ri. Aktualisht kënga ka më shumë se 3.7 milionë klikime në YouTube dhe është trend në TikTok.
Nëpër shumë komente, njerëzit shkruajnë se “Habibi” mund të ketë të njëjtin sukses si “Të ka lali shpirt”, por kjo mbetet për t’u parë. Ata vlerësojnë treshen për punën e bërë.