Në qytetin e bukur të Galipolit, Itali, po mbahet turneu ndërkombëtar i volejbollit Caroli Cup, për grupmoshat U14. Në mesin e shumë ekipeve nga Italia dhe vende të tjera të Evropës, për herë të parë po merr pjesë edhe një ekip nga Kosova: Prishtina Elite.
Prishtina Elite po shkëlqen në këtë turne prestigjioz, duke u kualifikuar në finale me rezultate maksimale dhe pa asnjë humbje!
Rezultatet:
1️⃣ Prishtina Elite 🆚 Melendugno Volley – 2:0
2️⃣ Prishtina Elite 🆚 PSA Matera – 2:0
3️⃣ Prishtina Elite 🆚 Orsa Capurso – Fitore e bindshme
4️⃣ Prishtina Elite 🆚 Cutrofiano Volley – Triumf nën atmosferën e zjarrtë shqiptare
Nën drejtimin e trajnerit të shkëlqyer Kastriot Azemi, ekipi ynë tregoi lojëra të jashtëzakonshme, duke fituar respektin dhe admirimin e të gjithë pjesëmarrësve.
Finalja historike zhvillohet nesër, duke filluar nga ora 18:00, dhe ne shpresojmë që seria e fitoreve të mbyllet me një trofe të rëndësishëm për klubin tonë dhe sportin kosovar.
Falënderime të veçanta për të gjithë mbështetësit, veçanërisht për shqiptarët që krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme në ndeshjet tona.
Na ndiqni nesër për të shkruar historinë së bashku!