La Nacion raportoi se Messi tashmë ka marrë vendimin së bashku me gruan e tij dhe ishte duke u përgatitur për jetën në Manchester për t’u bashkuar me Pep Guardiola. E gjitha nuk ishte ashtu siç dukej.
Jorge Messi (babai i Leo) konfirmon se videoklipi i La Nacion rreth “rrëfimit” të Messit është i rremë, dhe një imitim.
Sipas gazetës argjentinase La Nacion, Lionel Messi ka rrëfyer qartë se e ardhmja e tij qëndron larg FC Barcelona dhe afër Manchester Cityt. Por pasi u raportua kjo, pyetjet u bënë shpejt në lidhje me vërtetësinë e saj.
“Unë mora vendimin me Antonela [gruan] të largohem nga Barça. Kjo dhemb në shpirtin tim, por është bërë. Ky kapitull është mbyllur”, raportonte Nacion, duke ‘cituar’ Messin.
Nuk kaloi shumë, megjithatë dhe babai i Messit demantoi gjithçka..